Netanyahu thotë se kalimi kufitar midis Gazës dhe Egjiptit do të mbetet i mbyllur

Netanyahu thotë se kalimi kufitar midis Gazës dhe Egjiptit do të mbetet i mbyllur

Bota October 18, 2025 - 22:39

Kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit do të mbetet i mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm, tha të shtunën kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu.

Ai ka shtuar se rihapja e tij do të varet nga dorëzimi i trupave të pengjeve të vdekura nga Hamasi.

Deklarata e Netanyahut erdhi menjëherë pasi ambasada palestineze në Egjipt njoftoi se kalimi kufitar Rafah, porta kryesore për banorët e Gazës për t’u larguar dhe për të hyrë, do të rihapet të hënën për hyrje në Gaza.

Hamasi tha më vonë të shtunën se do të dorëzojë dy trupa të tjerë pengjesh në orën 22:00 sipas kohës lokale, që do të thotë se 12 nga 28 trupa do t’i jenë dorëzuar Izraelit, sipas një armëpushimi dhe marrëveshjeje për pengjet e ndërmjetësuar nga ShBA-ja, të arritur midis Izraelit dhe Hamasit javën e kaluar, shkruan Reuters.