S’ka mjaftueshëm kalime të hapura për të dërguar ndihmë në Gaza

S’ka mjaftueshëm kalime të hapura për të dërguar ndihmë në Gaza

Bota October 16, 2025 - 19:09

Përfaqësuesi i Programit Botëror të Ushqimit për Palestinën ka thënë se ka sfida me të cilat po përballen organizatat që përpiqen të dërgojnë ndihmë humanitare në Gaza.

Sipas tij, pengesa më e madhe është mungesa e kalimeve të hapura për dërgimin e këtyre ndihmave, raporton CNN.

“Kemi punuar pa ndërprerje për t’u siguruar që mund të arrijmë në këto kalime, por deri më tani ato nuk janë hapur ende”, është shprehur ai.

Ai gjithashtu u shpreh se ekipi i tij ka furnizuar gjysmë milioni njerëz në Gaza me bukë të freskët duke përdorur furra buke që i kanë rikthyer në funksion.