Prindërit e izoluan 27 vjet më parë, policia zbulon 42-vjeçaren në gjendje kritike për jetën

Prindërit e izoluan 27 vjet më parë, policia zbulon 42-vjeçaren në gjendje kritike për jetën

Bota October 15, 2025 - 11:17

Një grua polake është gjetur në një gjendje tronditëse, pasi dyshohet se ka qenë e mbyllur në një dhomë të vogël nga prindërit e saj për gati tri dekada.

Mirella, tani 42 vjeç , ishte vetëm 15 vjeçe kur u zhduk nga jeta publike në vitin 1998. Ajo jetonte në qytetin Swietochlowice, në Poloni.

Prindërit e saj thuhet se u thanë fqinjëve në atë kohë se vajza e tyre adoleshente ishte zhdukur. Për vite me radhë, askush nuk e vuri në dyshim këtë.

or këtë verë, policia zbuloi rastësisht të vërtetën e tmerrshme. Oficerët u thirrën në një bllok apartamentesh në korrik pasi banorët dëgjuan një zhurmë që vinte nga brenda. Kur trokitën në derë, pronarja e moshuar, 82 vjeç, mohoi se po ndodhte diçka e pazakontë.

Policët më pas folën drejtpërdrejt me Mirelën. Ajo i siguroi se “gjithçka ishte në rregull”. Por oficerët shpejt vunë re lëndime të rënda në këmbët e saj dhe vendosën të telefononin ambulancën. Ajo u dërgua me urgjencë në spital dhe mjekët përcaktuan se ishte vetëm “disa ditë larg vdekjes” nga infeksioni.

Edhe pse zbulimi i Mirelës ndodhi në korrik, rasti tronditës është bërë i ditur vetëm tani, pasi vendasit nisën një mbledhje fondesh për ta ndihmuar atë të shërohet.

Një nga organizatorët postoi në internet: “Mjekët përcaktuan se ajo ishte vetëm disa ditë larg vdekjes për shkak të infeksionit”.

Makthi i Mirelës filloi kur ajo ishte vetëm një adoleshente. Prindërit e saj thuhet se e kishin mbyllur në një dhomë të vogël në apartamentin e tyre dhe e kishin izoluar plotësisht nga bota e jashtme.

Për 27 vjet, fqinjët e besuan historinë e çiftit se vajza e tyre ishte zhdukur.

Banorët supozonin se vetëm dy persona jetonin në apartament çifti i të moshuarve.

Autoritetet tani kanë nisur një hetim penal.

Prokurorja Agnieszka Kwatera konfirmoi se çështja po hetohet zyrtarisht. /oranews

Image

Mirella, 42 vjeç, ishte 15 vjeç kur u zhduk nga jeta publike në vitin 1998

Image
Gjendja e Mirellës nga infeksioni