Pas Nobelit për Paqe, Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji

Pas Nobelit për Paqe, Venezuela mbyll ambasadën në Norvegji

Bota October 14, 2025 - 13:14

Tri ditë pasi udhëheqësja e opozitës Maria Corina Machado u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen, qeveria e Venezuelës ka mbyllur ambasadën e saj në Oslo.

Në një deklaratë ambasada venezueliane njoftoi se po kryente një ristrukturim gjithëpërfshirës të shërbimeve të saj të punëve të Jashtme.

Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme e cila njoftoi mbylljen e ambasadës së Venezuelës, deklaroi se nuk kishte marrë asnjë shpjegim.

“Ne jemi informuar nga ambasada e Venezuelës se po mbyll dyert e saj, pa dhënë një arsye. Kjo është për të ardhur keq. Pavarësisht dallimeve tona për disa çështje, Norvegjia dëshiron të mbajë dialog të hapur me Venezuelën dhe do të vazhdojë të punojë drejt këtij qëllimi”, theksoi zëdhënësja e ministrisë Cecilie Roang.

Venezuela njoftoi gjithashtu mbylljen e ambasadës së saj në Australi. Megjithatë, Karakasi ka treguar se synon të hapë misione diplomatike në Zimbabve dhe Burkina Faso, vende që i konsideron partnerë strategjikë në luftën kundër presioneve hegjemonike.

Sipas gazetës norvegjeze Verdens Gang, e cila dha lajmin, numrat e telefonit të ambasadës ishin jashte sherbimit.

Ky njoftim vjen tre ditë pasi Çmimi Nobel për Paqen iu dha në Oslo Maria Corina Machado, e cila e ka bërë rënien nga pushteti të Hugo Chavez (paraardhësi i Presidentit Nicolas Maduro) në Venezuelë shkakun e jetës së saj. /abcnews