
Trumpi mbërrin në Egjipt për nënshkrimin e marrëveshjes Izrael-Hamas
Bota
October 13, 2025 - 17:06
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbërritur në Egjipt, ku pritet të bëhet nënshkrimi i marrëveshjes.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në qytetin egjiptian, Sharm el-Sheikh, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Sharm el-Sheikh është vendi ku përfaqësuesit nga Izraeli, Hamasi dhe Shtetet e Bashkuara u takuan javën e kaluar për të finalizuar marrëveshjen e armëpushimit në Gaza.