
Armëpushimi në Gaza, Macroni do të vizitojë Egjiptin të hënën
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë Egjiptin të hënën për të shënuar planin e armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, tha Presidenca Franceze në një deklaratë sot.
Macron do të tregojë “mbështetjen e tij të plotë” për marrëveshjen e armëpushimit dhe “gjithashtu do të konsultohet me partnerët e tij mbi hapat e mëtejshëm në zbatimin e planit të paqes”, tha presidenca.
Presidenti francez është një nga disa udhëheqës botërorë që pritet të udhëtojnë në Egjipt në fillim të javës së ardhshme. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të mbledhë udhëheqësit botërorë për një samit në vend të hënën, thanë dje për CNN dy zyrtarë të administratës Trump të njohur me ngjarjen.
Ndërsa ndodhet në Egjipt, Macron do të “riafirmojë angazhimin e Francës dhe partnerëve të saj për t’u përgatitur për ‘ditën pas’, duke u përqendruar në siguri, qeverisje dhe rindërtim, në mënyrë që të mundësohet stabilizimi i qëndrueshëm i rajonit bazuar në zgjidhjen me dy shtete”, sipas Presidencës Franceze.