
Erdogani thotë se Turqia do ta monitorojë nga afër zbatimin e marrëveshjes për armëpushim në Gazë
Izraeli dhe Hamasi e kanë arritur një marrëveshje të shumëpritur të mërkurën vonë për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve në Gazë.
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili ishte një ndërmjetësues i rëndësishëm në këtë proces ka reaguar për marrëveshjen, duke thënë se Turqia do ta monitorojë nga afër zbatimin e marrëveshjes.
Sipas Erdoganit, vendi i tij do të vazhdojë të kontribuojë në këtë proces, raporton Sky News, transmeton Zeri.info.
Po ashtu, presidenti turk u shpreh i kënaqur që negociatat kanë rezultuar me një armëpushim në Gazë.
“Me këtë rast, përshëndes me dashurinë time më të përzemërt vëllezërit dhe motrat e mia palestinezë, të cilët kanë vuajtur vuajtje të papërshkrueshme gjatë dy viteve të fundit.Zoti i bekoftë shpirtrat e martirëve tanë dhe u dhëntë atyre vende qiellore”, shkroi Erdogani në platformën “X”. /Zëri