Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

Moska paralajmëron SHBA-në: Mos dërgoni Tomahawk në Ukrainë

Bota October 08, 2025 - 14:10

Moska kërkon nga SHBA-të një qëndrim “të arsyeshëm dhe të përgjegjshëm” lidhur me mundësinë e dërgimit të raketave Tomahawk në Ukrainë, duke theksuar se kjo do të ndryshonte situatën në mënyrë cilësore.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Serghei Ryabkov, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të përmbahen nga iniciativa që Rusia mund t’i konsiderojë si përpjekje për të ndikuar në kapacitetet e saj të mbajtjes së armëve bërthamore.