Hamas: Jemi gati për marrëveshje për Gazën, por kushtet mbeten të pazgjidhura

Hamas: Jemi gati për marrëveshje për Gazën, por kushtet mbeten të pazgjidhura

Bota October 08, 2025 - 08:50

Në përvjetorin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, grupi militant palestinez tha se është i gatshëm të arrijë një marrëveshje për të përfunduar luftën në Gaza, duke u bazuar në planin e presidentit amerikan Donald Trump. Megjithatë, Hamasi thekson se ende ka kushte që duhen plotësuar.

Në Egjipt, kryeministri i Katarit dhe ndërmjetës të lartë amerikanë po përgatiten të bashkohen në bisedimet indirekte mes Hamasit dhe Izraelit, të cilat do të rifillojnë të mërkurën.

Trumpi u shpreh optimist për mundësinë e arritjes së paqes në Lindjen e Mesme, duke thënë për gazetarët në Uashington se “ekziston mundësia që të kemi paqe në rajon, jo vetëm për Gazën”.

Një delegacion amerikan, duke përfshirë të dërguarin special Steve Witkoff dhe dhëndrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Jared Kushner, janë nisur për në Egjipt për të marrë pjesë në negociata, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.