
Theret 13 herë me thikë kryetarja e një komune në Gjermani, po lufton me jetën
Kryetarja e sapozgjedhur e qytetit Herdecke në Gjermani, Iris Stalzer, është gjetur e plagosur rëndë në apartamentin e saj, shkruan DW. Mësohet se politikania socialdemokrate ka marrë disa goditje me thikë, para banesës së saj rreth mesditës së sotme.
Stalzer ishte sapo zgjedhur kryetare, pasi në rundin e dytë të zgjedhjeve më 28 shtator fitoi 52.2% të votave kundër kandidatit të CDU-së, Fabian Conrad Haas.
Moti i sulmit, si dhe autorët, mbeten të panjohur. Hetuesit po vazhdojnë sigurimin e provave në vendngjarje, ndërsa Stalzer ndodhet nën trajtim intensiv mjekësor. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur një ndjekje masive për gjetjen e sulmuesit.
Kancelari federal Friedrich Merz (CDU) shprehu thellësisht tronditjen për sulmin me thikë ndaj Stalzer. /abcnews