Digjet një xhami në Mbretërinë e Bashkuar

Digjet një xhami në Mbretërinë e Bashkuar

Bota October 05, 2025 - 23:03

Një xhami në Mbretërinë e Bashkuar u dogj, ndërsa brenda ndodheshin dy persona, në një sulm të dyshuar për zjarrvënie që policia po e trajton si krim me motiv urrejtjeje.

Ky është incidenti më i fundit i dhunshëm i raportuar gjatë një vere të tensionuar politikisht në Britani, gjatë së cilës rastet e urrejtjes islamofobike dhe antisemitike kanë mbetur të larta. Ngjarja ndodhi vetëm disa ditë pas një sulmi vdekjeprurës jashtë një sinagoge në Manchester, raporton CNN.

Sipas menaxherit vullnetar të xhamisë, i cili nuk deshi të identifikohej, dy persona me maska kanë tentuar të hapin derën e xhamisë të shtunën mbrëma, para se të derdhnin benzinë mbi shkallë dhe t’i vinin zjarrin.

Ekipet emergjente mbërritën në xhaminë e Peacehaven, afër Brightonit, në jug të vendit, pak para orës 22:00, sipas kohës lokale.