Numri i të arrestuarve në protestën në Londër shkon në 355, mbështetje i jepet grupit “Palestina Action”

Numri i të arrestuarve në protestën në Londër shkon në 355, mbështetje i jepet grupit “Palestina Action”

Bota October 04, 2025 - 20:19

Numri i personave të arrestuar në një protestë në Londër në mbështetje të grupit të ndaluar “Palestina Action” është rritur në 355, tha Policia Metropolitane.

Arrestimet përfshijnë gjashtë persona që u ndaluan për shpalosjen e një banderole në mbështetje të grupit të ndaluar në urën “Westminster”.

Shumica e arrestimeve vazhdojnë të bëhen në sheshin “Trafalgar”, ku protestuesit mbajnë pankarta që tregojnë mbështetjen e tyre për “Palestina Action”.

Organizatorët, “Defend Our Juries”, thanë se më shumë se 1,000 njerëz ishin mbledhur në Londrën qendrore për demonstratën, shkruan Skynews.