Shpërthim i tmerrshëm i anijes turistike në Costa del Sol të Spanjës

Shpërthim i tmerrshëm i anijes turistike në Costa del Sol të Spanjës

Bota October 04, 2025 - 20:11

Tetë persona janë lënduar nga një shpërthim në një “varkë turistike” në vendpushimin Fuengirola të Costa del Sol, në Spanjë.

Tre nga viktimat kanë pësuar lëndime serioze dhe janë dërguar në spital.

Incidenti ndodhi teksa varka me motor, e përshkruar në nivel lokal si një varkë turistike, po largohej nga marina në qytetin spanjoll.

Pamjet nga vendi i ngjarjes treguan zjarrfikësit në marinë duke shuar flakët me tuba uji nga pika më e afërt në tokë, pasi vendasit me ski uji dhe anije të tjera shkuan në ndihmë të pasagjerëve të lënduar dhe ndihmuan në shuarjen e zjarrit.

Alarmi u dha rreth orës 12:20 të pasdites së sotme, me disa dëshmitarë që telefonuan shërbimet e emergjencës, ndërsa një re tymi e zezë u ngrit në ajër, e cila ishte qartësisht e dukshme nga plazhet aty pranë. Shkaku i shpërthimit nuk është i qartë.

Këtë pasdite, Bashkia e Fuengirolas tha në një deklaratë: “Shërbimi i Shpëtimit dhe i Jetës, Departamenti i Zjarrfikësve dhe Policia Lokale e Fuengirolas, si dhe Roja Civile, iu përgjigjën sot një zjarri në një varkë që lundronte në marinë, pranë hyrjes së portit. Për arsye që janë ende të paqarta, pati një shpërthim dhe varka u përfshi nga flakët. Brenda pak minutash, punonjësit e shpëtimit nga Shërbimi i Shpëtimit arritën tek ekuipazhi dhe i sollën ata në pjesë të sigurtë”.

“Gjithsej tetë persona ishin në bord. Të gjithë u lënduan, tre prej tyre rëndë, dhe u vunë nën kujdesin e ekipeve të urgjencës mjekësore”.

Si pasojë e shpërthimit, anija u fundos dhe zyrtarët nga Agjencia Portale e Andaluzisë po e monitorojnë nga afër situatën, shkruan Mirror,