
Ish-sekretari britanik Wallace: Ukraina duhet të shkatërrojë urën e Krimesë
Ish-sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace ka deklaruar se për ta detyruar presidentin rus Vladimir Putin që të negociojë një marrëveshje paqeje, Kievit i duhen mjete për të shkatërruar urën e Kerçit, duke e bërë Krimenë e pushtuar “të pabanueshme”.
Duke folur në Forumin e Sigurisë në Varshavë, Wallace tha se Krimea ka rëndësi të shenjtë për Putinin dhe se aleatët perëndimorë duhet të furnizojnë Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi, për ta bërë pushtimin rus të gadishullit të paqëndrueshëm.
“Pra, ne duhet ta ndihmojmë Ukrainën të ketë aftësitë me rreze të gjatë veprimi për ta bërë Krimenë të paqëndrueshme”, tha Wallace.
“Ne duhet ta ngufatim jetën në Krime. Dhe mendoj se nëse Putini do të kuptojë se ka diçka për të humbur, nuk është e banueshme ose nuk është e mundur që ajo të funksionojë, ne kemi nevojë për raketa Taurus nga Gjermania, ne duhet ta shkatërrojmë urën e Kerçit, sepse kjo është një statujë për egon e Putinit, dhe mendoj se nëse e bëjmë këtë, Putini papritmas do ta kuptojë se ka diçka për të humbur”, shtoi ish-sekretari britanik i Mbrojtjes. /abcnews