
Trump: Do të jetë një fund shumë i trishtë nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen e paqes
Bota
September 30, 2025 - 16:41
Presidenti amerikan, Donald Trump ka folur sërish në lidhje marrëveshjen për Gazën.
Ai u shpreh se nëse Hamasi e refuzon këtë marrëveshje, atëherë sipas tij, do të jetë një fund i trishtë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Nëse Hamasi nuk e nënshkruan marrëveshjen do të jetë një fund shumë i trishtë”, është shprehur Trump.
“Me Hamasin, është shumë e thjeshtë Ne duam që pengjet të kthehen menjëherë dhe duam sjellje të mirë”, ka shtuar tutje ai.