Moldavi, partia pro ruse përjashtohet nga zgjedhjet parlamentare

Moldavi, partia pro ruse përjashtohet nga zgjedhjet parlamentare

Bota September 26, 2025 - 23:59

Pak para zgjedhjeve parlamentare në Moldavi, Komisioni Zgjedhor përjashtoi një parti, që është pjesë e një aleance pro ruse, që garon për pushtet.

Komisioni përjashtoi partinë ”Zemra e Moldavisë” nga procesi zgjedhor për shkak, sipas tij, të parregullsive të mundshme financiare.

Aleanca tani ka 24 orë për të ndryshuar listat e saj përpara zgjedhjeve.

Një parlament i ri do të zgjidhet të dielën në Moldavi, një vend i vogël i vendosur midis Rumanisë, anëtare e BE-së, dhe Ukrainës, dhe i bllokuar politikisht midis ndikimit rus dhe atij perëndimor.

Sondazhet e fundit sugjeruan se partia e presidentes pro evropiane ”Veprimi dhe Solidariteti” (PAS), mund të kthehej në forcën më të madhe në zgjedhje, por nuk do të ishte në gjendje të qeveriste e vetme. /abcnews