
Vrasja e Kirkut, Trumpi: Urdhër ekzekutiv për t’i çmontuar rrjetet terroriste vendase
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do të nënshkruajë këtë javë një urdhër ekzekutiv për çmontimin e “rrjeteve terroriste vendase” që ai pretendon se financohen nga grupe të krahut të majtë që nxisin dhunë kundër konservatorëve.
“Kjo dhunë është rezultat i demonizimit të vazhdueshëm të zbatimit të ligjit nga demokratët radikalë të krahut të majtë, të cilët po bëjnë thirrje për shpërbërjen e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe po i krahasojnë oficerët e ICE-së me "nazistët".
Ai theksoi se këtë javë do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për shpërbërjen e rrjeteve terroriste vendase.
Njoftimi i Trump erdhi në të njëjtën ditë që një person i armatosur vrau një të paraburgosur dhe plagosi dy të tjerë në zyrën e ICE në Dallas.
ICE ka qenë në qendër të masave të gjera të Trumpit kundër imigracionit të paligjshëm, të cilat kanë tërhequr kritika të gjera nga demokratët dhe aktivistët e imigracionit.
Të hënën, Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv të veçantë duke e shpallur lëvizjen e krahut të majtë antifashiste të njohur si Antifa një “organizatë terroriste vendase” dhe kërcënoi të hetojë dhe ndjekë penalisht ata që e mbështesin financiarisht atë.
Ai shkroi në postimin e tij se u bën thirrje të gjithë demokratëve që ta ndalojnë menjëherë këtë retorikë kundër ICE-së dhe zbatimit të ligjit në SHBA.