NASA planifikon misionin e parë me ekuipazh në Hënë pas 50 vitesh

NASA planifikon misionin e parë me ekuipazh në Hënë pas 50 vitesh

Bota September 24, 2025 - 22:28

NASA po planifikon të dërgojë astronautë në Hënë pas 50 vitesh, ndërsa udhëtimi i ekuipazhit pritet të zhvillohet në shkurt të 2026.

NASA synon që të zhvillojë një mision 10-ditor rreth Hënës dhe të dërgojë 4 astronautë.

Misioni “Artemis II” është nisja e dytë e programit “Artemis”, qëllimi i të cilit është të zbarkojë astronautët dhe përfundimisht të krijojë një prani afatgjatë në sipërfaqen hënore.

Drejtori i Lëshimit në Hapësirë ëtë misionit “Artemis”, Charlie Blackëell-Thompson, shpjegoi se sistemi i fuqishëm i raketave i ndërtuar për të çuar astronautët në Hënë ishte “pothuajse i pajisur dhe gati për t’u përdorur”.

E vetmja gjë që mbetej ishte të përfundonte kapsula e ekuipazhit, e quajtur Orion, dhe të kryhen testet në tokë.

Misioni i parë “Artemis” zgjati 25 ditë dhe ishte pa ekuipazh në nëntor 2022. Misioni pati një sukses të jashtëzakonshëm, megjithëse pati probleme me mbrojtjen nga nxehtësia ndërsa anija kozmike hyri përsëri në atmosferën e Tokës.

Misioni “Artemis II” do të përfshijë katër astronautë që do të nisen në një udhëtim dhjetëditor vajtje-ardhje për në Hënë dhe kthim në Tokë. Astronautët, Reid Wiseman, Victor Glover dhe Christina Koch të NASA-s dhe Jeremy Hansen i Agjencisë Hapësinore Kanadeze, nuk do të zbarkojnë në Hënë, megjithëse do të jenë ekuipazhi i parë që do të udhëtojë përtej orbitës së ulët të Tokës që nga Apollo 17 në vitin 1972./rtsh