Von der Leyen: BE-ja do të rrisë tarifat mbi naftën ruse
Foto: Laura Hasani

Von der Leyen: BE-ja do të rrisë tarifat mbi naftën ruse

Bota September 24, 2025 - 14:59

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, gjatë një takimi dypalësh në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, se Bashkimi Europian ka në plan të rrisë tarifat mbi naftën e importuar nga Rusia.

Sipas një zëdhënësi të Komisionit, detaje të mëtejshme mbi masat dhe kohën e zbatimit do të bëhen të njohura së shpejti. Ky njoftim vjen në një moment kur tensionet politike dhe ekonomike me Rusinë janë të larta, dhe masat e tilla synojnë të reduktojnë varësinë evropiane nga energjia ruse.