Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, goditet me dronë termocentrali në Kharkiv

Rusia vijon bombardimet në Ukrainë, goditet me dronë termocentrali në Kharkiv

Bota September 24, 2025 - 13:48

Ushtria ruse goditi një termocentral në Kharkiv gjatë natës, duke ndikuar në furnizimin me energji elektrike. Kryetari i bashkisë së qytetit, Igor Terekhov, tha se zona ishte shënjestruar nga 18 dronë në orët e fundit.

“Kharkivi iu nënshtrua përsëri një sulmi gjatë natës me 18 dronë kamikazë. Sulmi kryesor i armikut ra në një termocentral, gjë që ndikoi në furnizimin me energji elektrike për banorët e qytetit”, shkroi Terekhovi në Telegram.

Ndërtesa banimi, dyqane dhe disa makina u dëmtuan, por nuk u raportuan të lënduar.