Gruaja e Charlie Kirkut thotë se e fal të dyshuarin për vrasjen e burrit të saj

Gruaja e Charlie Kirkut thotë se e fal të dyshuarin për vrasjen e burrit të saj

Bota September 22, 2025 - 10:05

Në një fjalim emocional përkujtimor në Glendale, Arizona, e veja e aktivistit të krahut të djathtë Charlie Kirk tha se e fal të dyshuarin, që akohet për vrasjen e burrit të saj.

“Burri im donte të shpëtonte të rinj, njësoj si ai që i mori jetën”, tha Erika Kirk para një stadiumi të mbushur plot me njerëzit që kishin ardhur në përkujtim.

“E fal këtë burrë, këtë të ri. E fal sepse kjo ishte ajo që bëri Krishti dhe sepse kjo ishte ajo që do të bënte Charlie”, tha Kirku.

Turma në stadium u ngrit më pas në këmbë dhe duartrokiti, transmeton Klankosova.tv.

Prokurorët kanë akuzuar 22-vjeçarin Tyler Robinson për vrasjen e Charlie Kirkut më 10 shtator në universitetin “Utah Valley” (UVU).

Robinsoni, i cili është nga Utah, mund të përballet me dënimin me vdekje nëse dënohet.