Bisedë telefonike mes Trumpit dhe Xi, fokus te TikTok, tregtia dhe lufta në Ukrainë

Bisedë telefonike mes Trumpit dhe Xi, fokus te TikTok, tregtia dhe lufta në Ukrainë

Bota September 19, 2025 - 19:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe Presidenti i Kinës, Xi Jinping, kanë zhvilluar një bisedë telefonike që vetë lideri amerikan e ka përshkruar si “shumë produktive”.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, Truth Social, Trump bëri të ditur se biseda është fokusuar në disa çështje kyçe në marrëdhëniet mes dy vendeve, përfshirë platformën TikTok, tregtinë dhe situatën në Ukrainë.

“Sapo përfundova një telefonatë shumë produktive me Presidentin Xi të Kinës. Bëmë përparim në shumë çështje të rëndësishme, përfshirë miratimin e marrëveshjes për TikTok,” shkroi Presidenti Trump.

Të dy liderët janë shprehur të gatshëm për të vazhduar dialogun në nivel të lartë dhe kanë rënë dakord për një takim të drejtpërdrejtë në samitin e APEC-ut që do të mbahet në Korenë e Jugut në fund të tetorit. Gjithashtu, Trump ka njoftuar për një vizitë të planifikuar në Kinë në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa është paralajmëruar edhe një vizitë e Presidentit Xi në Shtetet e Bashkuara, në një moment të përshtatshëm. .euronews