
Britanikët e presin Trumpin me imazhin e pedofilit Epstein
Donald Trump tashmë ka arritur në Mbretërinë e Bashkuar, në vizitën e dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Trumpi do të pritet nga Mbreti Charles III-të pikërisht në kështjellën Windsor dhe për shkak të një incidenti me fotografinë, katër persona janë arrestuar.
Në fakt, para ardhjes së 79-vjeçarit në Mbretërinë e Bashkuar, në kështjellën mbretërore Windsor është projektuar një fotografi e tij me të akuzuarin për pedofili, Jeffrey Epstein.
Policia në një njoftim ka bërë të ditur se katër persona janë arrestuar për dyshim mbi “komunikim dashakeq pas një projeksioni të paautorizuar” në kështjellën Windsor. Atyre u është caktuar edhe paraburgimi, raporton CNN.
Donald Trump and his wife Melania are in the UK.pic.twitter.com/skEC2qWYWs
— Clash Report (@clashreport) September 16, 2025
Në muret e kështjellës, përveç fotografisë së përbashkët, janë projektuar edhe fotografi të viktimave të Epsteinit, lajme për rastin, raporte policore si dhe një letër që Trump i kishte shkruar abuzuesit seksual.
Letra ishte publikuar më herët nga demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ndërsa Shtëpia e Bardhë kishte mohuar autenticitetin e saj.
Trump’s Visit to Britain Goes Off Script
— NEXTA (@nexta_tv) September 17, 2025
Donald Trump arrived in the UK, where he is set to be received with honors by King Charles III.
London and Washington will also sign a “tech pact” on cooperation in AI, quantum technologies, and nuclear energy, while major US… pic.twitter.com/Cm7z8L1bQR
Thuhet se Trumpi ka qenë mik me Epsteinin para se të bëhej president, por ishte zënë me ish-financierin disa vite para vdekjes së këtij të fundit në burg në vitin 2019.
Vizita e Trumpit në Mbretërinë e Bashkuar fillon sot ndërsa janë paralajmëruar protesta në mbarë vendin.
Pritet që Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja të nënshkruajnë një marrëveshje në fushën e teknologjisë me fokus në sigurinë. /Telegrafi