
Erdogani krahason Netanyahun me Hitlerin: Do të kesh fat të ngjashëm me të
Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, ka kritikuar ashpër kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, duke e krahasuar atë me Adolf Hitlerin dhe duke e paralajmëruar se do të ketë një fund të ngjashëm me të.
Deklarata u bë në një konferencë për mediat pas kthimit të tij nga Doha, ku mori pjesë në një samit urgjent arabo-islamik pas sulmit ajror izraelit ndaj ekipit negociator të Hamasit në Katar javën e kaluar.
“Netanyahu është ideologjikisht si një i afërm i Hitlerit,” tha Erdogan, duke shtuar se, ashtu si Hitleri nuk mundi të parashikonte disfatën që e priste, edhe kryeministri izraelit do të përballet me një fat të ngjashëm.
Erdogan e quajti sulmin ndaj ekipit negociator të Hamasit “një sfidë të hapur ndaj rendit dhe ligjit ndërkombëtar” dhe tha se udhëheqja e Izraelit e është shndërruar në një rrjet vrasësish mbi ideologji fashiste”.
Presidenti turk iu referua gjithashtu njohjes së Palestinës nga vendet perëndimore, duke thënë se kjo do të ushtronte presion të mëtejshëm mbi Izraelin dhe duke u zotuar ta ngrejë përsëri çështjen në Kombet e Bashkuara. /euronews