Izraeli e nis operacionin tokësor në Gazë

Izraeli e nis operacionin tokësor në Gazë

Bota September 16, 2025 - 11:09

Izraeli e njoftoi të martën fillimin e operacionit tokësor të paralajmëruar për shumë kohë në qytetin Gaza.

Një zyrtar ushtarak izraelit tha se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit e kanë nisur fazën kryesore të operacionit tokësor në Qytetin Gaza, qendra kryesore urbane e enklavës, ku Izraeli ka udhëruar qëindra mijëra banorë që të largohen, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Ushtria izraelite dha pak hollësi për operacionin, por tha se trupat e saj kishin nisur që ta “çmontonin infrastrukturën terroriste të Hamasit në Qytetin Gaza”.

Banorët thanë se bombardimet në qytet janë shtuar në masë dramatike në dy ditët e fundit. Shpërthime të fuqishme kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi, ndërsa barkat detare u janë bashkuar tankeve e aeroplanëve në bombardimin e bregdetit.

“Ne kemi nisur një operacion domethënës në Gazë”, tha Netanyahu në fillim të dhënies së dëshmisë në gjykatë në rastin kundër tij, ku dyshohet për korrupsion.