Pasiguri në SHBA pas vrasjes së aktivistit, shtohen masat pas rritjes së dhunës me bazë politike

Pasiguri në SHBA pas vrasjes së aktivistit, shtohen masat pas rritjes së dhunës me bazë politike

Bota September 12, 2025 - 13:31

Zyrtarët amerikanë kanë bërë thirrje urgjente për ndihmë nga qytetarët ndërsa kerkimet për autorin që vrau aktivistin politik konservator Charlie Kirk vijojnë, me publikimin e videove dhe fotove të reja nga vendngjarja në Utah.

Guvernatori i këtij shteti tha në një fjalim publik përkrah drejtuesit të FBI-së Kash Patel dhe zyrtarëve të tjerë se kishij nevojë për sa më shumë support që të ishte e mundur. Autori  foto dhe videot e të cilit janë bërë publike nuk është identifikuar ende nga autoritetet. Ndër pamjet e fundit të publikuara janë momentet kur ai shfaqet me kapele dhe size dielli duke vrapuar mbi nje cati, duke zbritur nga skaji I kesaj ndertese dhe duke u larguar me vrap. Kamerat e sigurise kane ndjekur trajektoren e levizjes se tij deri ne nje lagje aty prane pasi me pas ai vrapo drejt nje zone te pyllezuar.

Apeli i drejtpërdrejtë për ndihmën e publikut në konferencën e vonë për shtyp tregon për vështirësitë që po hasin organet e rendit për të identifikuar autorin dhe për të përcaktuar vendndodhjen e tij. Autoritetet nuk pranuan pyetje, dhe Patel nuk foli gjatë konferencës. FBI po ofron deri në 100 mijë dollarë shpërblim për informacion që çon në identifikimin dhe arrestimin e autorit ndersa deri me tani ka pasur 7 mije qytetare qe kane telefonuar per te ndihmuar autoritetet.

Arkivoli I Charlie Kirk ka mberritur ne shtetin e tij te lindjes ne Arizona me Avionin shteter Air Force Two, I shoqeruar nga zevendes Presidenti Amerikan JD Vance, bashkeshortja e tij zonja e dyte e SHBA si dhe nga e veja e Charlie Kirk , Erika.

Vance ndihmoi në bartjen e arkivolit së bashku me një grup ushtarakësh, ndërsa ai u ngarkua në avion.

Vrasja e Kirk – një aleat i ngushtë i presidentit Donald Trump – ka rikthyer vëmendjen te rreziku në rritje i dhunës politike në Shtetet e Bashkuara, i cili vitet e fundit ka prekur të dyja krahët e spektrit politik.  Charlie Kirk ishte një figurë provokuese dhe shpesh përçarëse, i njohur për angazhimin e të rinjve – veçanërisht të meshkujve – në lëvizjen “Make America Great Again” të presidentit amerikan Donald Trump. /abcnews