Bolsonaro dënohet me 27 vjet burgim për komplot të një grusht shteti në Brazil

Bolsonaro dënohet me 27 vjet burgim për komplot të një grusht shteti në Brazil

Bota September 12, 2025 - 08:36

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është dënuar me 27 vjet e tre muaj burgim pasi u shpall fajtor për komplotimin e një grushti shteti ushtarak.

Një panel prej pesë gjyqtarësh të Gjykatës së Lartë e dha dënimin vetëm disa orë pasi e kishin dënuar ish-udhëheqësin.

Ata vendosën se ai ishte fajtor për udhëheqjen e një komploti që synonte ta mbante në pushtet pasi humbi zgjedhjet e vitit 2022 ndaj rivalit të tij të krahut të majtë, Luiz Inácio Lula da Silva, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Katër nga gjyqtarët e shpallën fajtor, ndërsa njëri votoi për ta liruar nga akuzat. Avokatët e Bolsonaros e kanë quajtur dënimin “absurdisht të tepruar” dhe thanë se do të paraqisnin “ankesat e duhura”.