Shefi i NATO-s paralajmëron ashpër Putinin: Ndalni luftën, ne jemi gati dhe vigjilentë
Foto: Laura Hasani

Shefi i NATO-s paralajmëron ashpër Putinin: Ndalni luftën, ne jemi gati dhe vigjilentë

Bota September 10, 2025 - 13:45

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka dënuar Moskën pasi disa prej dronëve të saj u rrëzuan në hapësirën ajrore të Polonisë, duke paralajmëruar udhëheqësin rus Vladimir Putin se aleanca transatlantike është “gati” për çdo shkelje të mëtejshme.

Ndërsa kreu i aleancës ushtarake tha se “një vlerësim i plotë i incidentit” është ende në proces për të përcaktuar nëse sulmi ishte i qëllimshëm, ai shtoi: “Ajo që është e qartë është se shkelja e mbrëmshme nuk është një incident i izoluar”.

”Mbrotja jonë ajrore është gjithmonë në gatishmëri”, tha Rutte para gazetarëve në Bruksel, pasi avionët luftarakë rrëzuan dronët rusë.

”Mesazhi im është i qartë: ndalni luftën në Ukrainë… ndaloni së shkeluri hapësirën ajrore të aleatëve dhe dijeni se ne jemi gati, jemi vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s”.