
NATO: Për herë të parë avionët përballen me kërcënime në hapësirën ajrore të një aleati
Bota
September 10, 2025 - 10:51
NATO-ja ka thënë se është në kontakt të ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë pas hyrjes së disa dronëve në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi rus në Ukrainën perëndimore.
Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, gjenerali i Forcës Ajrore të Shteteve të Bashkuara, Alexus Grynkewich – komandanti më i lartë ushtarak i NATO-s – tha se Aleanca po e ndjek nga afër situatën.
Një zëdhënës i NATO-s shtoi se ishte hera e parë që avionët e saj janë angazhuar përballë kërcënimeve të mundshme brenda hapësirës ajrore të një aleati. /Rel