Costa: BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë
Foto: AP

Costa: BE-ja qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë

Bota September 10, 2025 - 09:59

Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet të plotë me Poloninë, pasi hapësira e saj ajrore u shkel nga dronët e një sulmi rus mbi Ukrainën Perëndimore, tha të mërkurën presidenti i Këshillit të BE-së, Antonio Costa.

“Ngjarjet e mbrëmshme janë një kujtesë e fortë se siguria e njërit është siguria e të gjithëve”, shkroi Costa në një postim në X.

“Agresioni i vazhdueshëm i Rusisë kundër Ukrainës dhe shkeljet e pakujdesshme të hapësirës ajrore të vendeve anëtare të BE-së përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e të gjithë evropianëve dhe për infrastrukturën kritike në gjithë kontinentin tonë”, shtoi ai. /rel