Ministrja suedeze rrëzohet në konferencën e parë për shtyp

Ministrja suedeze rrëzohet në konferencën e parë për shtyp

Bota September 09, 2025 - 22:38

Ministrja e re e Shëndetësisë së Suedisë, Elisabet Lann, e cila filloi detyrën sot, u rrëzua në tokë gjatë konferencës së saj të parë për shtyp si ministre. Pas ndërhyrjes së shpejtë, Lann u rikthye në sallë pas pak kohe dhe deklaroi se gjendja e saj ishte shkaktuar nga ulja e sheqerit në gjak.

Pas dorëheqjes së ish-Ministrit të Shëndetësisë, Acko Ankarberg Johansson, Lann u përfshi sot në kabinetin nën drejtimin e Kryeministrit Ulf Kristersson. Pak minuta para se të humbte ndjenjat, ajo u shpreh për gazetarët: "Sistemi shëndetësor i Suedisë është me cilësi të lartë. Problemi kryesor i yni janë kohët e gjata të pritjes. Ne duhet të kalojmë në një sistem shëndetësor më të barabartë. Po ashtu, është e qartë se duhet të rrisim kontrollin e qeverisë".

Lann gjithashtu tha: "Të detyrosh kaq shumë njerëz të presin për shërbime shëndetësore nuk është e pranueshme për një shtet të mirëqenies".

Qeveria suedeze e Partisë Kristiandemokrate po ndjek një politikë të shtuar të kontrollit qeveritar dhe nacionalizimit të shërbimeve shëndetësore për shkak të krizës në rritje në këtë sektor. /rtk