Drejt shkrirjes një nga ajsbergët më të mëdhenj në botë

Drejt shkrirjes një nga ajsbergët më të mëdhenj në botë

Bota September 06, 2025 - 11:45

Një ajsberg gjigant që u shkëput nga Antarktida 39 vjet më parë, në atë moment më i madhi në botë, po shkrihet në ujëra më të ngrohta, sipas shkencëtarëve.

Në fillim të vitit, ky kolos akulli, i quajtur ”A23a”, peshonte gati një trilion ton dhe mbulonte gati 4 000 km², 50% më i madh se sipërfaqja e Luksemburgut.

Por, ndërsa lëvizte drejt veriut, drejt rajoneve më të ngrohta të oqeanit Jugor, pjesë të mëdha të tij u shkëputën.

Madhësia e tij aktuale është 1 770 km², me një gjerësi deri në 60 kilometrash.

“Do të thoja se po i afrohet vërtet fundit të tij (…) Thjesht po kalbet nga rrënjët. Uji është shumë i nxehtë që të mbijetojë. Po shkrihet vazhdimisht”, tha Andrew Meijers, një oqeanograf i Shoqatës Britanike të Antarktidës. /abcnews