Spanja premton garanci për sigurinë e Ukrainës, pas arritjes së paqes

Spanja premton garanci për sigurinë e Ukrainës, pas arritjes së paqes

Bota September 05, 2025 - 09:42

Spanja do të jetë pjesë për zgjidhjen e çështjes së Ukrainës, siç ka qenë që nga fillimi i funksionimit të koalicionit të të vullnetshmëve, por do të kontribuojë në garancitë e sigurisë për Ukrainën kur të arrihet paqja në vend.

Kjo sipas burimeve të qeverisë spanjolle, të cituara nga “Europa Press”, pas njoftimit të presidentit francez, Emmanuel Macron se 26 vende të koalicionit janë angazhuar të dërgojnë trupa në Ukrainë si forca sigurie, duke filluar ditën pas nënshkrimit të marrëveshjes së paqes, për të parandaluar agresionin e ri rus.

“Madridi synon të vazhdojë të mbështesë Ukrainën aq sa të nevojitet dhe do të kontribuojë në garancitë e saj të sigurisë, pasi të arrihet paqja”, sipas burimeve, pa sqaruar megjithatë nëse pjesëmarrja e Spanjës do të përfshijë një vendosje të forcave në terren. /abcnews