Zelensky, Putinit: Nëse nuk dëshiron të takohesh me mua, më fto në Moskë

Zelensky, Putinit: Nëse nuk dëshiron të takohesh me mua, më fto në Moskë

Bota September 04, 2025 - 20:08

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar ndaj deklaratave të homologut rus, Vladimir Putin, për një takim të mundshëm mes dy liderëve në Moskë.

Në një përgjigje të qartë dhe të drejtpërdrejtë, Zelensky tha se nëse Putini nuk dëshiron që takimi të zhvillohet dhe për këtë po e fton zyrtarisht në Moskë.

“Nëse dëshiron që takimi të mos ndodhë, më fto në Moskë,” deklaroi lideri ukrainas.

Ai shtoi se fakti që Rusia ka filluar të flasë për një takim është një shenjë pozitive dhe mundësi për bisedime konstruktive.

Zelensky shpreh gatishmërinë për dialog, duke theksuar se një takim i tillë mund të hapë rrugën për përparime të rëndësishme. /abcnews