Harvardi fiton betejën me Trumpin

Harvardi fiton betejën me Trumpin

Bota September 04, 2025 - 17:14

Një gjykatë federale në SHBA i dha një fitore të madhe Universitetit të Harvardit në përballjen me administratën Trump, duke urdhëruar zhbllokimin e mbi 2 miliardë dollarëve fonde kërkimore që ishin ngrirë nga Shtëpia e Bardhë.

Gjykatësja Allison Burroughs, e emëruar nga ish-presidenti Barack Obama, përmes një deklarate prej 84 faqesh, tha se Harvard mund të kishte bërë më shumë për të luftuar antisemitizmin në kampus, por ndalimi i granteve kërkimore nuk kishte lidhje me këtë çështje.

“Pas shqyrtimit të dokumenteve, është e qartë se administrata përdori antisemitizmin si një mbulesë për një sulm ideologjik ndaj universiteteve më të mëdha të vendit.”

Kjo vendim i rëndësishëm për Harvardin, vjen pas një përplasjeje të gjatë mes universitetit dhe Shtëpisë së Bardhë.

Harvard kishte nisur padi pasi kërkesat për rivendosjen e granteve ishin konsideruar të padrejta dhe një tentativë për të kontrolluar politikat e universitetit, përfshirë edhe çështjet e punësimit dhe pranimeve.

Administrata Trump gjithashtu nisi një hetim për Harvard lidhur me trajtimin e studentëve hebrenj, sidomos gjatë protestave për luftën Izrael-Hamas në kampuset amerikane vitin e kaluar.

Në muajt pasues, Trump kërcënoi me heqjen e statusit të përjashtimit nga taksat për universitetin, si dhe me shpërndarjen e granteve në shkolla profesionale, ndërsa po ashtu kërkoi kufizime për regjistrimin e studentëve të huaj, çështje që vazhdon të jetë në gjykatë.