Presidenti izraelit takohet me Papa Leoni XIV në Vatikan: Izraeli i përkushtuar për siguri dhe paqe
Bota
September 04, 2025 - 15:45
Presidenti izraelit Isacc Herzog është takuar me Papa Leoni XIV në Vatikan.
Gjatë këtij takimi Herzog tha se Izraeli po bën gjithçka për të sjellë në shtëpi pengjet e mbajtura nga Hamasi.
“Izraeli mezi pret që një ditë popujt e Lindjes së Mesme të jetojnë së bashku në paqe, bashkëpunim dhe shpresë. Të gjithë udhëheqësit e besimit dhe vullnetit të mirë duhet të bashkohen në thirrjen për lirimin e menjëhershëm të pengjeve”, ka thënë ai.
Gjithashtu ai shtoi se Izraeli është i përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e komuniteteve të krishtera në Tokën e Shenjtë. /abcnews