Afganistan, shkon në mbi dy mijë numri i viktimave nga tërmeti

Afganistan, shkon në mbi dy mijë numri i viktimave nga tërmeti

Bota September 04, 2025 - 15:17

Numri i viktimave nga tërmeti 6 ballësh që goditi Afganistanin është rritur në 2.205.

“ToloNews”, duke cituar një deklaratë nga Hamdullah Fitrat, zëvendëszëdhënësi i qeverisë së përkohshme afgane, raportoi se numri i të vdekurve nga tërmeti është rritur në 2.205 ndërsa numri i të lënduarve në 3.640.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonat më të goditura të provincës Kunar, përfshirë Nur Gal, Sawki, Chapa Dara dhe Manogi.

Ndryshe, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi më 31 gusht se një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi Afganistanin 27 kilometra në verilindje të Jalalabadit, pranë kufirit pakistanez, në një thellësi prej tetë kilometrash.

Autoritetet vendase thanë se ky është një nga tërmetet më të forta që ka goditur vendin.

Pas tij, vendi u godit nga një tërmet tjetër me magnitudë 5.2. /AA