Disa nga armët që Kina i shfaqi gjatë paradës ushtarake [foto]
Foto: AP

Disa nga armët që Kina i shfaqi gjatë paradës ushtarake [foto]

Bota September 03, 2025 - 14:11

Më shumë se 50 mijë spektatorë u mblodhën për të parë automjete ushtarake, raketa, dronë dhe armë të tjera që lëviznin nëpër Pekin,, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

Kina prezantoi raketat e saj më të reja balistike ndërkontinentale në vite në paradën ushtarake, duke i lëvizur armët masive DF-61 në platforma mobile.

Emërtimi DF-61 u pa për herë të fundit në vitet 1970, sipas Institutit për Kërkime Paqeje dhe Politikë të Sigurisë me seli në Gjermani.

U shfaqën laserë të mbrojtjes ajrore, përfshirë një laser të madh që televizioni shtetëror tha se do të montohej në anije luftarake. Një version tokësor i armës iu shfaq gjithashtu spektatorëve, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Dy dronë nënujorë ekstra të mëdhenj debutuan gjithashtu në paradë, me imazhe që i tregonin ato duke i lënë në hije ushtarët aty pranë.

Në fotografitë e mëposhtme i gjeni disa nga armët e ekspozuara:

Image
Automjete të grupit të operacioneve tokësore, Go Nakamura/Reuters
Image
Raketa balistike ndërkontinentale DF-61. Greg Baker/AFP/Getty Images
Image
Një armë laseri e montuar në automjet. Pedro Pardo/AFP/Getty Images
Image
Raketa balistike hipersonike kundër anijeve YJ-21.Pedro Pardo/AFP/Getty Images