Tri ditë pas tërmetit shkatërrues në Afganistan, shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar

Tri ditë pas tërmetit shkatërrues në Afganistan, shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar

Bota September 03, 2025 - 11:59

Shpresat për gjetjen të mbijetuarve nga tërmeti i fortë që goditi Afganistanin duket se po shuhen. Më shumë se 1.100 kanë humbur jetën dhe mbi tre mijë të tjerë janë plagosur. Ndërsa mbi tetë mijë shtëpi janë shkatërruar.

Afganistani u godit nga një tërmet me magnitudë 6 ballë gjatë natës më 31 gusht që më pas pasoi edhe me një tërmet të dytë me magnitudë 5.5 ballë më 2 shtator.

Tërmeti i dyti shkatërroi plotësisht banesat që ishin prekur nga tërmeti i parë. Ndërsa rrëshqitjet e dheut që kanë përfshirë disa zona e bënë edhe më të vështirë situatën.

Megjithatë operacionet për të gjetur personat e zhdukur nën rrënoja vazhdojnë.