Hajduti në Australi vjedh Lego me vlerë 140.000 euro

Hajduti në Australi vjedh Lego me vlerë 140.000 euro

Bota September 02, 2025 - 22:46

Policia në Adelaide të Australisë ka zbuluar një sasi të madhe lodrash Lego të vjedhura, me vlerë rreth 140 mijë euro.

Në banesën e një 41-vjeçari u gjetën rreth 2.500 artikuj, përfshirë 1.700 kuti Lego të papahapura, transmeton klankosova.tv.

Tre kamionë u deshën për të transportuar lodrat e konfiskuara.

Sipas hetimeve të nisura nga operacioni “Measure”, dyshohet se lodrat janë vjedhur nga dyqane në zonën e Adelaide dhe janë shitur online.

I dyshuari do të dalë para gjykatës më 30 shtator.