Ajo u tregua e mençur, momenti kur gruaja shpëton mrekullisht nga një tentativë rrëmbimi në Brazil

Ajo u tregua e mençur, momenti kur gruaja shpëton mrekullisht nga një tentativë rrëmbimi në Brazil

Bota September 02, 2025 - 12:44

Një grua shpëtoi mrekullisht nga një tentativë rrëmbimi në një stacion karburanti në Corinto, Minas Gerais, Brazil.

Incizimi i kamerave të sigurisë, më 26 gusht, tregon viktimën duke qëndruar në sediljen e pasagjerit përpara se sulmuesi të dilte nga makina.

Ajo përdori momentin për të ikur dhe vrapoi drejt një patrulle policore që ndodhej afër.

Falë reagimit të shpejtë, gruaja arriti të shpëtojë pa lëndime.

Videoja ka tërhequr vëmendjen e medias dhe qytetarëve për guximin e saj. /Telegrafi