
Qindra njerëz besohet të kenë vdekur nga tërmeti në Afganistan
Qindra njerëz besohet të kenë vdekur ose të jenë plagosur nga një tërmet me magnitudë 6, që goditi provincën verilindore të Afganistanit, Kunar, njoftuan autoritetet të hënën.
Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar mes rrënojave.
Sipas raportimeve të para, vetëm në një fshat janë gjetur 30 viktima, por shifrat e sakta nuk janë mbledhur ende, pasi bëhet fjalë për një zonë të thellë malore me fshatra të shpërndarë.
Prayers for Afghanistan after a major earthquake hits Kunar. pic.twitter.com/cbdteIJBHZ
— Mansoor Ahmed Qureshi (@MansurQr) September 1, 2025
“Numri i viktimave dhe i të plagosurve është i lartë, por për shkak se zona është e vështirë për t’u arritur, ekipet tona janë ende në terren”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sharafat Zaman.
Tërmeti ra në mesnatë, në një thellësi prej 10 kilometrash, duke shkatërruar shtëpitë prej balte dhe guri në kufi me rajonin Khiber Paktunkva të Pakistanit, bënë të ditur zyrtarët.
Qeveria e udhëhequr nga talibanët bëri thirrje për ndihmë urgjente nga organizatat ndërkombëtare.
Në një postim në X, ajo tha se tërmeti ka shkaktuar “humbje jetësh dhe dëme materiale në disa provinca lindore”.
Rajoni i goditur nga tërmeti ishte ende duke u përballur me pasojat e përmbytjeve që ndodhën në fundjavë.
BREAKING: Afghanistan state broadcaster have reported 500 people have been killed in 6.0 magnitude earthquakehttps://t.co/kFjJGRy9Gu
— Sky News (@SkyNews) September 1, 2025
ë Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/q5ynpN8sWE
Përmbytjet përfshinë provincat Nangarhar dhe Kunar, duke shkaktuar vdekjen e së paku pesë personave.
Ato shkaktuan rrëshqitje dheu, dëmtuan infrastrukturën dhe përkohësisht bllokuan qarkullimin mes Pakistanit dhe Afganistanit. /REL