Hamasi konfirmon vrasjen e komandantit ushtarak Mohammed Sinwar

Hamasi konfirmon vrasjen e komandantit ushtarak Mohammed Sinwar

Bota August 31, 2025 - 09:27

Hamasi të shtunën mbrëma ka konfirmuar vrasjen e komandantit të tij ushtarak në Gaza, Mohammed Sinwar, disa muaj pasi Izraeli kishte deklaruar se e kishte vrarë atë në një sulm ajror në maj.

Grupi nuk dha detaje mbi rrethanat e vdekjes, por publikoi fotografi të Sinwarit së bashku me drejtues të tjerë të vrarë, duke i përshkruar ata si “dëshmorë”, raportojnë mediat botërore./rtk

Sipas ushtrisë izraelite, Sinwar u vra në një goditje nën spitalin e Khan Younisit në maj, megjithatë deri më tani Hamas kishte qëndruar i heshtur për fatin e tij.

Krahas konfirmimit, Hamas publikoi edhe imazhe të reja të ish-komandantit ushtarak Mohammed Deif, i cili gjithashtu u raportua i vrarë nga Izraeli muaj më parë.