
KE-ja i përgjigjet kërcënimeve të Trump për tarifa doganore
Komisioni Evropian deklaroi këtë të martë, 26 gusht, se Bashkimi Evropian ka “të drejtën sovrane” për të rregulluar sektorin e teknologjisë, pas kërcënimeve të Donald Trump për vendosjen e tarifave doganore ndaj vendeve që, sipas tij, synojnë kompanitë amerikane të teknologjisë.
Presidenti amerikan sulmoi një ditë më parë vendet dhe organizatat që rregullojnë sektorin e teknologjisë, duke i kërcënuar me tarifa dhe kufizime eksporti. Edhe pse nuk përmendi drejtpërdrejt BE-në, kjo e fundit ka arsenal juridik më të fuqishëm në botë për rregullimin e tregut digjital.
“Është e drejtë sovrane e BE-së dhe e shteteve anëtare që të rregullojnë aktivitetet ekonomike në territorin tonë, në përputhje me vlerat tona demokratike”, deklaroi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho.
Komisioni gjithashtu hodhi poshtë akuzat e administratës Trump dhe gjigantëve të teknologjisë për “censurë”, duke i quajtur ato “plotësisht të pabazuara”. /abcnews