Gjashtë fëmijë në mesin e 19 palestinezëve të vrarëve gjatë mbrëmjes në Gaza

Gjashtë fëmijë në mesin e 19 palestinezëve të vrarëve gjatë mbrëmjes në Gaza

Bota August 23, 2025 - 12:25

Gjashtë fëmijë mes 19 të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza.

Të paktën 19 palestinezë raportohet se janë vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, raporton skynews.

Sipas Al Jazeera, duke cituar burime mjekësore brenda enklavës, dy persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në kampin e refugjatëve Maghazi në Gazën qendrore.

Një burim mjekësor në Spitalin Nasser tha se 17 palestinezë, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë gjithashtu gjatë një sulmi në zonën Asdaa në Gazën jugore.

Ndërkohë, imazhe të publikuara këtë mëngjes tregojnë re tymi që ngrihen mbi qytetin e Gazës pas sulmeve.

Ndryshe, nuk është ende e qartë ndikimi i atyre sulmeve gjersa autoritetet e kërkim/shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.