Zelensky: Rusia po bën gjithçka për të ndaluar takimin me Putinin

Zelensky: Rusia po bën gjithçka për të ndaluar takimin me Putinin

Bota August 22, 2025 - 17:19

Udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po bën gjithçka që mundet për të bllokuar takimin mes tij dhe presidentit rus Vladimir Putin.

I njëjti pohoi se Ukraina nuk ka frikë nga asnjë takim me Putinin, si dhe me presidentin amerikan Donald Trump.

“Rusët po bëjnë gjithçka që munden për të parandaluar takimin”, tha ai.

Dhe, nëse Moska nuk tregon ndonjë dëshirë për paqe, ai tha se aleatët e Ukrainës duhet të aplikojnë sanksione të reja ndaj Rusisë, shkruan Skynews.