
Szijjarto: Partia Demokrate e SHBA-së dhe Brukseli dëshirojnë t’i rrëzojnë Vuçiqin, Orbanin dhe Ficon
Ministri i jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, deklaroi se Brukseli, me ndihmën e forcave opozitare në Amerikë, po përpiqet të rrëzojë qeveritë në Serbi, Sllovaki dhe Hungari.
“Qendra koordinuese e këtyre përpjekjeve për rrëzimin e qeverive ndodhet në Bruksel, dhe në këtë operacion marrin pjesë edhe e majta e dështuar amerikane, demokratët amerikanë. Objekt i shqiponjave të elitës së Brukselit në Evropën Qendrore janë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe kryeministri sllovak, Robert Fico”, tha Szijjarto.
Ai theksoi se këta zyrtarë përfaqësojnë interesat kombëtare të vendeve të tyre, madje edhe kundër Brukselit, dhe kanë bërë të qartë se nuk duan të përfshijnë vendet e tyre në një luftë të pakuptimtë me të cilën nuk kanë lidhje, raportojnë mediat.
“Ata hapur mbështesin politikën patriotike. Të gjithë e kuptojnë se të tre po përballen me përpjekje të hapura për rrëzimin e qeverive të tyre të diktuara nga jashtë. Këto përpjekje janë në zhvillim”, theksoi Szijjarto.
Duke folur për Serbinë, ai tha se po zhvillohet një ndërhyrje e hapur e jashtme me qëllim rrëzimin e presidentit Vuçiq dhe largimin nga jeta publike dhe politike.
“Nuk e di pse në Evropën Perëndimore sot qeveritë, politikanët seriozë dhe liderët e zgjedhur e konsiderojnë të rëndësishme që një pjesë të kohës dhe energjisë së tyre t’ia kushtojnë vlerësimit të proceseve që ndodhin në vende të tjera. Secili duhet së pari të merret me çështjet e veta, të përqendrohet në oborrin e tij,” tha shefi i diplomacisë hungareze.
Ai kujtoi se në Serbi janë në zhvillim protesta antiqeveritare që nisën pas rrëzimit të një mbulesë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 16 persona dhe se Vuçiq ka akuzuar fuqitë perëndimore se përpiqen të përdorin protestat për një revolucion ngjyrash.