Vritet komandanti i lartë i Hamasit, Izraeli miraton planin për marrjen e plotë të Gazës

Vritet komandanti i lartë i Hamasit, Izraeli miraton planin për marrjen e plotë të Gazës

Bota August 20, 2025 - 10:48

Ushtria izraelite ka njoftuar se javën e kaluar në Rripin e Gazës është vrarë Muhammad Naif Abu Shamala, komandant i një kompanie të forcave speciale të Hamasit, Nukhba.

Sipas Times of Israel, kompania e drejtuar nga Shamala ishte përfshirë në pushtimin e Izraelit gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, duke marrë pjesë në një tentativë për sulm ndaj postit ushtarak Mars, pranë qytetit kufitar Kissufim.

Ai u eliminua të mërkurën, më 13 gusht, nga trupat e Brigadës Kfir në zonën e Khan Younis, ka bërë të ditur ushtria izraelite.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Israël Katz, ka miratuar planet e reja të ushtrisë për pushtimin e qytetit të Gazës, të prezantuara mbrëmë nga Shefi i Shtabit të IDF-së, Gjenerali Eyal Zamir.

Ofensiva, e quajtur “Tanket B të Gideonit”, është vazhdim i një operacioni të mëparshëm me të njëjtin emër, gjatë të cilit ushtria izraelite kishte pushtuar 75% të Rripit të Gazës.

Sipas raportimeve, qëllimi i këtij operacioni është të ushtrohet presion mbi Hamasin për lirimin e pengjeve.