
Zonja e Parë e Ukrainës i shkroi një letër mirënjohje Melania Trumpit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka dorëzuar Donald Trump një letër mirënjohjeje për gruan e tij Melania, të shkruar nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, pasi Melania dërgojë letër Putin ku bëri thirrje për mbrojtjen e fëmijëve.
Zelensky e ka falënderuar Melanian për rritjen e ndërgjegjësimit rreth të paktën 19,500 fëmijëve ukrainas, të cilët qeveria e tij thotë se janë rrëmbyer nga Rusia që nga pushtimi i plotë i Ukrainës në vitin 2022.
Komentet e tij vijnë pasi Melania i dërgoi Presidentit rus Vladimir Putin letrën e saj duke i kërkuar atij të merrte në konsideratë fëmijët, duke thënë se “duke mbrojtur pafajësinë e këtyre fëmijëve, ju do të bëni më shumë sesa t’i shërbeni vetëm Rusisë – ju i shërbeni njerëzimit”, shkruan BBC.
Ndërkaq ditë më parë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, e ka ngritur çështjen e gjendjes së vështirë të fëmijëve në Ukrainë dhe Rusi, përmes një letre personale që ia ka dërguar presidentit rus, Vladimir Putin, kanë thënë dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan, Donald Trump ia ka dorëzuar letrën Putinit gjatë samiti të mbajtur më 15 gusht në Alaskë, raportojnë agjencitë e lajmeve.