NATO-ja ngre në ajër aeroplanët luftarakë mes sulmeve raketore ruse në Ukrainë

NATO-ja ngre në ajër aeroplanët luftarakë mes sulmeve raketore ruse në Ukrainë

Bota August 19, 2025 - 11:28

Aeroplanë luftarakë nga vendet e NATO-s, përfshirë Poloninë dhe Suedinë, u ngritën në ajër pasi Rusia nisi sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë gjatë natës.

“Natën e 18-19 gushtit 2025, aviacioni me rreze të gjatë veprimi i Federatës Ruse nisi përsëri sulme me raketa në territorin ukrainas”, tha ushtria polake në një deklaratë të postuar në mediat sociale të hënën, transmeton Telegrafi.

“Për të siguruar sigurinë e hapësirës ajrore polake, Komanda Operacionale e Forcave të Armatosura polake ka aktivizuar të gjitha procedurat e nevojshme. Aeroplanët polakë dhe aleatë kanë filluar operacionet, dhe sistemet e mbrojtjes ajrore tokësore dhe të zbulimit me radar kanë arritur gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, u tha ndër tjera.

Shtoi se aeroplanët luftarakë Gripen që i përkasin forcës ajrore të Suedisë, disa prej të cilëve janë të stacionuar në Poloni, “ndihmuan në sigurimin e sigurisë në qiellin polak sonte”.

Forca Ajrore e Ukrainës tha se Rusia lansoi nisi një sulm gjatë natës, duke përfshirë atë me 270 dronë të stilit Shahed, pesë raketa balistike Iskander-M dhe pesë raketa KH-101.

E presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi takime të hënën me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë evropianë në Uashington, në lidhje me negociatat e paqes në luftën Rusi-Ukrainë.